MUNDESIA PER RIAPLIKIM NE SKEMEN E RE TE NDIHMES EKONOMIKE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët që kanë ankesa dhe ata që duan të riaplikojnë në përfshirjen e skemës ekonomike, ndërkohë që bën thirrje që të mos instrumentalizohet një skemë, e cila është nisur nga qeveria Berisha dhe është pilotuar nga qeveria Rama. Duke shprehur keqardhjen për instrumentalizimin politik të Reformës së Ndihmës Ekonomike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë atyre që kanë pretendime për mospërfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike, që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe të riaplikojnë për përfshirjen në skemë.

Zyrat e shërbimit social në çdo rajon do të jenë të hapura çdo ditë, nga ora 08 e mëngjesit deri në orën 19.00. Po ashtu i bëhet thirrje qytetarëve të drejtohen pranë bashkive përkatëse, të cilat kanë në dispozicion 6% të fondit tërësor të skemës së ndihmës ekonomike, për të përfshirë në skemë familjet që plotësojnë kushtet ligjore për përfitimin e ndihmës ekonomike.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje opozitës dhe posaçërisht kreut të saj, që në vend se të keqpërdorin për hesapet politike të partisë njerëzit që ankohen për mospërfshirjen në skemen e re të ndihmes ekonomike, të ndihmojnë në përfshirjen e tyre përmes bashkive përkatëse. Reforma e Ndihmës Ekonomike është një proces që as nuk ndalet e as nuk kthehet mbrapa me manovra politike abuzive. Njëkohesisht, është ngritur dhe po funksionon sistemi i ndërveprimit mes Sherbimit Social Shtetëror dhe Shërbimit Kombëtar të Punesimit, për përfshirjen me prioritet në programet e punësimit e të trajnimit të personave të aftë për punë, që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike.

Lexoni dhe kete

TREGTIMI I USHQIMEVE NE KUSHTE SKANDALOZE

Pak metra larg koshave te plehrave shitet bylmeti. Ndersa trotuari eshte pushtuar nga tregtaret, ndersa ne …