Friday , 13 December 2019

MUNDJA SHKODRANE SHUMË SHPEJT ME PALESTËR TË RE

Në kampionatin kombëtar të mundjes që u zhvillua pak ditë më parë në Shkodër, ekipi i Vllaznisë u rendit në vendin e tretë. Ky mund të konsiderohet një rezultat i mirë nisur edhe nga kushtet e vështira ku stërviten mundësitë e këtij ekipi. Por duket se gjërat do të ndryshojnë në një të ardhme të afërt.

Kryebashkiakja Voltana Ademi është shprehur se tashmë që është marrë në administrim stadiumin “Loro Boriçi”, do të vijojë puna edhe për ndërtimin e palestrave të reja e për rrjedhojë nga kjo do të pëfitojë edhe mundja.

Sporti i mundjes ka qenë një ndër më të suksesshmit e Sportklub Vllaznia në vite dhe mundësitë janë që këto suksese të rikthehen sërish. Por për ta bërë këtë gjë, gjëja e parë është palestra e re dhe mundësit e Vllaznisë janë në pritje të saj.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, GRUMBULLIM NË POGRADEC PARA SKËNDERBEUT

Ndonëse situata tek Skënderbeu nuk duket shumë e mirë, shoqëruar kjo edhe me bojkot të …