MUNGESA E DRITAVE NË THETH OSHEE: RIPAROJMË PROBLEMIN SOT

OSHEE ka reaguar për mungesën e dritave në zonën turistike të Thethit, duke thënë se banorët kanë 6 ditë që vuajnë mungesën e energjisë nga 2 orë në ditë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thekson gjithashtu se problemi në turbinën e HEC-it që ka sjellë defektin, do zgjidhet këtë mbrëmje.

Gjithashtu mësohet se për rregullimin e këtij defekti, në terren janë duke punuar prej më shumë se 24 orë brigadat e OSHEE-së.

Njoftimi i OSHEE:
“Zona e Thethit furnizohet me drita nga një HEC, të cilit nuk i ka funksionuar njëra nga turbinat, duke sjelle avari dhe shkëputje të energjisë elektrike.

Pavarësisht kësaj, me masat e marra nga OSHEE, deri në zgjidhjen e plotë të problemit, që pritet të ndodhë sot në mbrëmje, banorët e Thethit kanë patur shkëputje të energjisë vetëm 2 ore në ditë dhe kjo përgjatë 6 ditëve të fundit.

Brigadat e OSHEE Shkodër prej më shumë se 24 orësh janë duke punuar për rikthimin me kapacitet të plotë të HEC-it, zgjidhje që pritet të vije në mbrëmje.

Pra, nuk është aspak e vërtetë që mungon energjia elektrike prej 20 ditësh!!”, thuhet në reagimin e OSHEE.

Lexoni dhe kete

NDERHYRJE ANTI-PERMBYTJE NE RRILE TE LEZHES

Sezoni veror është i rëndesishem edhe për nderhyrjet antipermbytje. Në Lezhë kjo shihet si një …