MUNGESA E ENERGJISE, QYTETARET BLLOKOJNE ZYRAT E OSHEE NE LAÇ

Banoret e fshatrave të Malësisë së Kurbinit, bllokuan zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Laç.Për rreth dy ore ata nuk lejuan punonjesit që të hynë në këtë institucion, në shenjë proteste për mungesen e energjisë elektrike në zonen e tyre.

Sipas banorëve prej dy javesh 8 fshatra në Malësinë e Kurbinit janë në erresire totale, përshkak të djegies së tranformatorit që i furnizon me energji.Ata thonë se OSHEE nuk ka marrë asnjë masë për zevendesimin e tranformatorit dhe kjo sipas tyre është e papranueshme.

Banoret u larguan me premtimin e OSHEE se do të ndërhyhet, ndërsa kanë paralajmeruar se do t’i rikthehen protestave pas dy ditësh, nëse problemi i tyre nuk do të marrë zgjidhje.

Lexoni dhe kete

MUNGESA E INFORMACIONIT NE GJYKATA

Shërbimet administrative gjyqësore në gjykatat Shkodër ishin në fokus të prezantimit të një projekti në …