MUNGESA E INFRASTRUKTURES, BANORET E ADRIATIKUT NE PROTESTE

Mungesa e infrastruktues ka ngritur në protëstë banoret e fshatit Adriatik në Kurbin. Në shenjë revolte ata bllokuan rrugën që lidh fshatin e tyre më supestraden Mamurras-Milot pasditen e së premtes. Sipas banoreve ky segment rrugor është tejet i amortizuar, duke ju veshtiresuar lëvizjen dhe është bërë shkak dhe për aksidente me pasoja në jetë njerezish.

Ata thonë se dëmtimi i rruges ka ardhur nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe kjo situatë ka penalizuar bujqesinë dhe turizmin. Banoret kanë paralajmeruar përshkallëzim të protestave dhe bllokim të zgjedhjeve, pasi sipas tyre pushteti vendor dhe ai qëndror e kanë lënë në harrese këtë zonë.

Rruga Adriatik-Superstrade me gjatësi 10 km është ndërtuar 8 vite më parë, por cilësia e dobet e punimeve ka bërë që ky aks të dëmtohet në një kohë të shpejtë.

Lexoni dhe kete

DITA E PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT, JA SI E KOMENTON ADEMI

Në 23 gushtin, që shënohet si Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave të komunizmit, ka …