Wednesday , 25 November 2020

MUNGESA E KAMERAVE TE SIGURISE NE SHKOLLEN “PASHKO VASA”

Edhe pse ishte një projekt për tu zbatuar në shkollat e vendit tonë, duket se në shkollën 9-vjeçare “Pashko Vasa” të Bashkisë Shkodër kamerat e sigurisë akoma nuk janë vendosur. Një shqetësim i tillë ngrihet edhe nga drejtori i kësaj shkolle, Dritan Gega. Ai thotë se është ankuar në Bashkinë Shkodër, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje deri më tani.

Ndërkohë përsa i përket problematikës së gjakmarrjes, Gega e pranon se ka fëmijë që kanë problematika të tilla, por që fëmijët nuk janë penguar të vijnë në shkollë sipas marrëveshjes së familjeve.

Në këtë shkollë ka 2 raste përsa i përket problemit të gjakmarrjes, por siç u pohua edhe nga drejtori fëmijët e frekuentojnë rregullisht shkollën.

Lexoni dhe kete

NDARJA NGA JETA E BABAIT TË MYFTIUT TË SHKODRËS

Është përcjellur për në varrezat e qytetit babai i myftiut të Shkodrës, Bardhyl Sytari. Ai …