MUNGESA E NDRIÇIMIT NE RRUGET KRYESORE TE SHKODRES

Mungesa e ndriçimit në disa rrugë kryesore të Shkodrës është ngritur si shqetësim nga ana e këshilltarëve në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak Shkodër. Rrugë si ajo Shkodër – Hani Hotit, Shkodër – Postrribë, apo edhe Ura e Bunës vuajnë prej kohësh mungesën e ndriçimit.

Nga ana tjetër, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ia hedh “topin” ARRSH-së, duke thënë se këto rrugë që u ngritën si shqetësim nuk janë dorëzuar Bashkisë Shkodër dhe kanë probleme me debitë e energjisë elektrike. Ademi thekson se bashkia është e gatshme ti marrë këto rrugë nën administrim, por pa borxhe.

Në fakt, rruga Shkodër – Hani Hotit, por edhe ajo Shkodër – Postrribë janë konsideruar shpeshherë edhe si rrugë të vdekjes, pasi aksidentet kanë qenë të shpeshta në këto rrugë kryesore.

Lexoni dhe kete

PROBLEMET E SHENDETESISE NE SPITALIN E SHKODRES

Pavarësisht premtimeve të shumta që janë bërë për shëndetësinë, problemet në këtë sektor janë të …