MUNGESA E TERMINALIT, AUTOBUSET PARKOJNE NE MES TE QYTETIT

Sezoni turistik rrit numrin e turistëve në qytetin e Shkodrës. Shumë turistë vijnë nga vende të ndryshme të botës për të parë nga afër zonat turistike të Shkodrës dhe përreth saj, por ndërkohë problem vijon të mbetet parkimi i autobusëve, të cilët ndalohen në qënder të qytetit, për shkak të mungesës së terminalit.

Pikërisht, mungesa e termianalit krijon edhe probleme në trafikun e krijuar në qytet. Parkimi i këtyre autobusëve dhe qarkullimi i shumë automjeteve krijon trafik sidomos në oraret e drekës.

Pavarësisht se një problematikë e tillë është ngritur edhe më herët, askush nuk reagon dhe autobusë të shumtë parkojnë çdo ditë në qënder të qytetit. Shkodra është një nga ata qytetet të vendit tonë, që nuk ka një terminal autobusësh dhe kjo krijon problem çdo sezon veror.

Lexoni dhe kete

“PER ÇDO SHKELJE TE SUBJEKTEVE, QYTETARET TI DREJTOHEN AKU-se”

Ankesat e qytetarëve ndaj subjekteve të ndryshme në drejtim të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shkodër …