Tuesday , 18 December 2018

MUNGESA E TERMINALIT TE AUTOBUSEVE

Shkodra është një nga ata qytetet që nuk ka një terminal autobusësh. Me ardhjen e sezonit veror shtohet edhe fluksi i autobusve të turistëve. I vetmi vend është në qëndër të qytetit. Ndërsa përfaqësues të Bashkisë Shkodër sqarojnë se e vetmja zgjidhje është terminali.

Por heqja nga pronësia e Bashkisë së Shkodrës të parkut të autobusve në 2015, ka detyruar këtë të fundit të kontraktoj një kompani për kryerjen e një studimi mbi lëvizjet dhe mobilitetin brenda qytetit.

Mesatarisht gjatë 24 orëve në Shkodër vijnë rreth 30 autobus me turist të ndryshëm, ndërsa i vetmi vend është në qëndër të qytetit dhe koha e qëndrimit të secilit autobus është vetëm 30 minuta. Mungesa e terminalit shkakton edhe probleme në qarkullimin e Shkodrës.

Lexoni dhe kete

NXENESIT NE SHKOLLEN E MESME NE GUR I ZI DALIN NE PROTESTE

Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar në Gur i Zi kanë dalë ditën e …