MUNGESE GJYQTARESH NE GJYKATEN E LEZHES

Gjykata e Lezhës ka një ngarkese shumë të madhe dhe numri i gjyqtareve për ti shqyrtuar çështjet është shumë i ulet. Shqetësimi është ngritur nga Kryetarja e Gjykatës Ornela Naqellari, gjatë analizes vjetore të punës së këtij institucioni. Sipas të dhënave gjatë vitit 2018 në këtë gjykatë janë shqyrtuar 4371 çështje vetem nga 5 gjyqtare dhe duke ju referuar ngarkeses për secilin gjyqtar është më e larta në rang vendi.

Ndërkohë drejtuesi i prokurorisë në Lezhë Milan Laska ngriti si shqetësim distancen e larget mes prokurorise dhe gjykatës si dhe mungesn e infrastruktures.

Ngarkesa në gjykaten e Lezhës pritet të marrë zgjidhje vetem me krijimin e hartës së re gjyqësore, që ende nuk dihet se kur do të miratohet.

Lexoni dhe kete

VRITET ME ARME ZJARRI 24-VJEÇARI NE LAÇ

Festa e Shna Ndout në Laç është përgjakur nga një vrasje më armë zjarri. Ngjarja …