Wednesday , 13 June 2018

MUNGOJNE KULLAT E VROJTIMIT NE PLAZHIN E SHENGJINIT

Në një kohë që sezoni turistik ka nisur dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, në zonen turistike të Shëngjinit nuk mungojnë problemet.Nga një vëzhgim i bërë konstatohet se në të gjithë vijen bregdetare, ende nuk është vendosur asnjë kullë vrojtimi edhe pse kjo është e përcaktuar me ligj për të garantuar sigurinë e pushuesve.

Pushuesit thotë se ndjehen të pasigurtë dhe kërkojnë që ti jepet zgjidhje kësaj problematike, ndërsa me shqetësim shihet dhe mungesa e hapësirave publike në plazh.

Admministratori i Shëngjinit Gjok Caci, thotë se duke qenë se pjesa më e madhe e plazhit do tu jepet me qera privateve është detyrim i këtyre të fundit vendosja e kullave të vrojtimit në bazë të kontrates që do lidhin me bashkinë, ndërsa shton se nuk do të ketë tolerime ndaj atyre subjekteve që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Bashkia Lezhë bën me dije se menjëherë pas lidhjes së kontratave me subjektet private që do shfrytëzojnë plazhin, do të ngrihet një task force për të parë nëse i kanë përmbushur detyrimet e përcaktuara ku sigurisht në to bëjnë pjesë dhe kullat e vrojtimit sëbashku me vrojtuesit.

Lexoni dhe kete

MUNGESA E TERMINALIT TE AUTOBUSEVE

Shkodra është një nga ata qytetet që nuk ka një terminal autobusësh. Me ardhjen e …