MUNGON SIGURIA NE BREGDET

Po kryhen trajnime në njërën anë dhe në anën tjetër janë rreth 24 roje bregdetare të licensuar, por ende nuk gjendet një i till në plazhin e Velipojës, e për pasojë jeta e pushuesve rrezikohet. Pushuesit shprehen se janë të domosdoshëm rojet bregdetare, por deri tani nuk kanë parë asnjë.

Nga ana tjetër mësohet se deri tani janë licencuar rreth 20 roje bregdetare nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Uje”, ndërsa ata ende nuk janë të punësuar. Nga ana tjetër është Kryqi i Kuq shqiptar i cili po trajnon të rinjë për të kryer shpëtim në ujë dhe dhënien e ndihmes së parë, ku më pas ideja është krijimi i një qëndre shpëtimi, por pritet marrveshja mes Bashkisë Shkodër dhe Kryqit të Kuq.

Nga ana tjetër mësohet se  vrojtuesit e plazhit ende nuk janë punësuar pasi kontradiktat mes tyre dhe shfrytëzuesve të plazhit kanë të bëjnë me punen që ata bëjnë dhe me punën që u kërkohet nga subjetet private. Nga ana tjetër një VKM i 2016-es i detyron subjektet që marrin në shfrytëzim plazhin të punësojnë personate lincesuar për vrojtues plazhi. Nga ana tjetër mbikqyrja e plazhit dhe plotësimi i detyrimeve që dalin nga VKM-ja janë obligim i Agjencisë së Bregdetit dhe e njësisë vendore që në këtë rast është Bashkia Shkodër.

Përgjatë gjithë vijes bregdetare nuk janë vendosur të ashtuquajturat bova të cilat sinjalizojnë zonën e sigurtë për pushuesit në ujë. Në gjithë Plazhin e Velipojës janë vetëm 4 kulla vrojtimi. Ndërsa nga ana tjetër një vrojtues plazhi sipas rregullores mbikqyr një territor prej 80 metra linear. Edhe ato 4 kulla vrojtimi janë totalisht jashtë funksionit dhe janë një rrezik më vetë për vetë pushuesit pasi nuk plotësojnë elementin më të vogël të sigurisë. Vetem dy ditë më parë një 71 vjecar nga Kosova ka humbur jetën në Plazhin e Velipojës si shkak i mungesës së vrojtuesve.

Lexoni dhe kete

DEMSHPERBLIMET PER ISH- TE PERNDJEKURIT POLITIK

Edhe 11 ditë kanë mbetur nga afati përfundimtar, që Ministria e Financave dhe Ekonomisë u …