MUNGON SIGURIA NE PLAZHIN E SHENGJINIT

Një pushues humbi jeten te premten në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa në zonen ku ndodhi ngjarje mungonin vrojtuesit e plazhit për ti dhënë ndihmen e parë 34-vjeçarit nga Kosova.

Siguria gjatë këtij sezoni turistik është kthyer në shqetësim në bregdetin e Shëngjinit. Ndonëse jemi në mesin e sezonit turistik në pjesen më të madhe të plazhit mungojnë kullat e vrojtimit, ndërsa dhe aty ku janë vendosur shfaqja e rojeve bregdetare është sporadike.

Pushuesit thonë se në këtë situatë ndjehen të pasigurtë dhe kërkojnë që ti jepet sa me pare zgjidhje kësaj problematike.

Burime nga Bashkia Lezhë kanë bërë me dija se ende nuk ka përfunduar lidhja e kontratave me subjektet private që do shfrytëzojnë plazhin dhe menjëherë sapo të kryhet ky proçes do të ushtrohen kontrolle për të parë nëse i kanë përmbushur detyrimet e përcaktuara, ku sigurisht në to bëjnë pjesë dhe kullat e vrojtimit.

Lexoni dhe kete

TESTET TE PRIVATI, MINISTRIA ZBARDH KRITERET

Është e vërtetë që Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar spitalet private të kryejnë testet molekulare …