Sigurimi i ujit të pijshem është kthyer në sfidë për banoret e Milotit në Kurbin.
Në pjesën më të madhe të kohës ka mungesë ujit në cezmat e qytetareve, ndërsa kjo situatë është e vazhdueshme si në verë ashtu dhe në dimer.
Në këto kushte një pjesë banoreve thonë se janë të detyruar ta blejnë ujin, e të tjerë e mbushin në një burim apo në lum. Ata e konsiderojnë këtë situaten e krijuar aspak normale dhe kërkojnë zgjidhje.
I kontaktuar nëpërmjet telefonit Administratori i Milotit Dritan Preçi thotë se thatësira e tejzgjatur ka sjellë mungesë prurjesh në burimin e ujit që furnizon qytetin, ndaj dhe është krijuar kjo situatë.