MUNICIONE NE BANESE, ARRESTOHET ZJARRFIKESI NE PUKE

Një punonjës i zjarrfikëses në Pukë është arrestuar nga policia pasi u kap me armë në banesë.  Në pranga përfundoi Marjan Gjekaj, 48 vjeç, banues në Pukë, punonjës në PMNZSH Pukë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:686 copë fishekë automotiku. 374 copë fishekë Pistolete TT. 4 copë krehëra automatiku si dhe nje palë pranga si të policisë.

Akoma nuk dihet arsyeja e mbajtjes se municioneve ne banese ndersa punonjesi I policise po merret ne pyetje nga policia e Pukes mbi posedimin e municioneve pa leje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lexoni dhe kete

BURG TE PERJETESHEM PER MILOVAN PARUBI, VRAU 2 PERSONA E PLAGOSI 4

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka denuar me “Burgim të përjetshëm” shtetasin Miklovan Parubi …