Thursday , 2 August 2018

“MURGU” I FUGES MBERRIN NE SHKODER

Me një ftesë të veçantë nga qendra rinore “Arka” profesor Artan Fuga me romnanin “Murgu” ishte në Shkoder për të na ftuar t’i rikthehemi debatit rreth identitetit europian të shqiptarëve, por jo vetëm.  “Murgu” per akademikun Fuga rizbulon vlerat e të kaluarës sonë iliro-arbnore, me ndikime nga bota heleniko-romake dhe që sjell të dhëna historike me të cilat shqiptarët e sotëm mund të krenohen përpara gjithë Europës.

Fuga shpjegon se romani i kushtohet edhe marrëdhenieve të moralit me pushtetin, paranë dhe seksin. Duke i vërtitur ngjarjet rreth konceptit të pavdekësisë së shpirtit, autori e trajton atë edhe si besim, edhe si instrument kreditimi financiar në Mesjetë, por edhe nxjerr në pah kuptimin filozofik të kësaj pavdekësie të shpirtit.

Lexoni dhe kete

SHEMBJA E GODINES SE TEATRIT KOMBETAR, RITA GJEKA: ESHTE TURP

Shëmbja e godinës së vjetër të teatrit kombëtar në Tiranë vijon të jetë një temë …