MURIQAN, RADHE KILOMETRIKE PER TE DALE NGA SHQIPERIA

Forcimi i kontrolleve në pikat kufitare të vendit tonë për shtetasit shqiptarë që lëvizin drejt vendeve të BE- së ka shtuar radhët në pikën kufitare të Muriqanit. Mengjesi i kësaj të Shtune shënoi radhë të gjata të automjeteve që po lëviznin drejt Malit të Zi. Radha arriti në disa km, ndërsa drejtuesit e automjeteve priten për orë të tëra për të kaluar në destinacionet e tyre.

Gjatë 24 orëvë të fundit nga pika kufitare e Muriqani kanë hyrë 7 385 shtetas të huaj dhe shqiptarë me 2 354 automjete ndërsa kanë dal 7 015 shtetas të huaj dhe të shqiptarë me 1803 automjete.

Pika e përbashkët e kalimit kufitar Muriqan – Sukobinë po thyen çdo rekord sa i përket numrit të shtetasve që zgjedhin të kalojnë drejt Malit të Zi, apo për të hyrë në Shqipëri. Muajt qershor dhe korrik të këtij viti kanë prekur gjithashtu shifra rekord, ku në total përllogaritet të kenë kaluar 605 mijë shtetas.

Lexoni dhe kete

DESHTON MBLEDHJA E ASAMBLESE SE PERGJITHSHME TE VLLAZNISE

Ka dështuar mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Vllaznisë, e planifikuar për tu zhvilluar këtë …