Wednesday , 1 April 2020

MURIQAN, SITUATA E QETE NGA KORONAVIRUSI

Në piken e kalimit kufitar të Muriqanit deri tani nuk ka hyrë asnjë rast i dyshuar me koronavirus, ndërsa linjat e autobusëve që vijne nga Italia dhe ansjelltas po punojnë normalisht.

Nga ana tjetër në Mal të Zi nuk ka pika kontrolli, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj ka lëshuar një urdhëresë për kontrollet në pikat kufitare dhe në dy aeroportet.

Vetëm gjatë javës së fundit, përmes pikës së kalimit kufitar në Muriqan, janë futur në Shqipëri mbi 11800 persona. Nga këta rreth 200 janë italianë, 3 nga Kina dhe 2 nga Koreja e Jugut.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …