Monday , 18 November 2019

“MUZEU I KRIMEVE TE KOMUNIZMIT”

“Muzeu I dëshmisë dhe kujtesës” është I vetmi burg I mbijetuar gjatë periudhës Komuniste, të instaluar në Shkodër pas luftës së dytë botërore deri nga mesi I viteve 60-të të shekullit të kaluar. Përgjegjësi I Muzeut “Vëndi I Dëshmisë dhe Kujtesës” shprehet se sipas të dhënave në Shkodër kanë egzistuar një numër I madh burgjesh, të përkohëshme por edhe disa që kanë qëndruar për një kohë të gjatë.

Nga ana tjetër vizitorët janë të shumtë. Më së shumti janë Shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut, ata që fëmijëvë të tyre tu tregojnë për historinë e vendit.

Muzeu pasurohet me dëshmi, document, është një punë e vazhdueshme ndërsa bashkëpunimet vijojnë edhe me institucionet shtetërore për pasurimin e arkivës së muzeut. I cili në vitin 2014 është hapur për vizitorët.

Në Shkodër ka pasur rreth 13 burgje, gjurmët e të cilëve ndodhen ende në qytet, ndërsa në qelit e këtij burgu, kanë qëndruar deri në vdekjen e tyre si Marie Tuci, apo Dom Mikel Beltoja, por edhe At Zef Pllumi.Që nga viti 1945 ky objekt pronë e etërve Franceskan e deri në vitin 1992 ka shërbyet si dega e punëve të brendëshme të Shkodër. Me ndryshimet politike në vitin 1992 deri në vitin 1997 ka shërbyer si Komisariat Policise ne Shkodër, për tu rikthyer si pronë Provincës franceskane të Shqipërisë. Ndërsa në vitin 2005 nis puna për rikthimin e këtij vendi në një muze në rrespekt të personave që kanë vuajtur nëpër burgjet Komuniste.

Lexoni dhe kete

“KULTURA E KOMANIT DHE KOMANASIT”

Shoqata atdhetare Malësia në bashkëpunim me shoqatën atdhetare Ana e Malit dhe muzeun etnografik Leka …