Breaking News

MUZEU “MARUBI”, NISJA E SEZONIT TURISTIK

Muzeu Kombëtar I Fotografisë “Marubi” me ekspoziten më të fundit “Dinastia Marubi- 100 vite të studios fotografike”, të ofron një mundësi udhëtimi në kohë përmes imazheve që paraqesi jo vetëm stilin artistik por edhe zhvillimin social kulturorë dhe ekonomik jo vetëm të Shkodrës por edhe vendeve tjera nga viti 1856 deri me 1959. Një ekspozitë e kuruar nga Kim Knoppers, sjell imazhe të pa publikuara ndonjëherë që kanë një vlerë të madhe si artistike ashtu edhe historike.

Ekspozita është si një hyrje përgatitëse për sezonin turistik, e para në Muzeun e Fotografisë “ Marubi” për 2019 e cila me nisjen e sezonit turistik në vend do pasohet nga fotografet e jugut dhe juglindjes së vendikt që janë shumë pak të njohur por jo pak të rëndësishem.

Koleksioni me mbi 150.000 xhama negativë I Dinastisë Marubi ka një interest ë madh si nga pikëpamja historike, ashtu edhe ajo sociale kulturore, antropologjike dhe historike.

Lexoni dhe kete

AKTIVITETE NE 70-VJETORIN E LINDJES SE IMZOT ANGELO MASSAFRA

Në kuadër të 70-vjetorit të lindjes së arqipeshkvit të dioqezës Shkodër – Pult, Imzot Angelo …