Wednesday , 1 April 2020

MYFTINIA SHKODER DHURON PAKO USHQIMORE PER PERSONAT PARA-TETRAPLEGJIKE

Në kuadër të Muajit të Ramazanit, Myftinia Shkodër ka dhuruar këtë të shtunë disa pako ushqimore për përsonat para-tetraplegjikë të qytetit të Shkodrës. Drejtuesi i shoqatës së invalidëve para dhe tetraplegjikë dega Shkodër, Saimir Beqiri falenderoi Myftininë Shkodër për këtë gjest humanizmi.

Ndërsa, Lavdrim Hamja, përfaqësues i Myftinisë Shkodër, bën thirrje që edhe të tjerë ti gjenden pranë këtyre njerëzve në nevojë.

Në total për këto persona u shpërndan rreth 30 pako ushqimore dhe apeli është që kujdesi dhe vëmendja ndaj tyre të jetë më i madh.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …