MYFTIU I SHKODRËS THIRRJE DIPLOMACISË SHQIPTARE

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari i ka bërë thirrje diplomacisë shqiptare që të punojë për të rikthyer në atdhe fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë. Duke marrë shkas nga rasti i Alvin Berishës, 11-vjeçar i që mbahet në kampet e ISIS në Siri, imam Muhamed Sytari, tha se ajo që ka ndodhur në Siri është një zullum i madh, të mashtruar nga propaganda false.

Para dy ditësh, gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene” publikuan historinë e 11-vjeçarit, Alvinit i cili mbahet në kampet e ISIS në Siri. Ai ka lindur në Itali, nëna e ka marrë 6-vjeç në 2014 dhe iku në Siri për t’iu bashkuar ISIS, ndërsa tani është 11-vjeç. Ajo ndodhej së bashku me bashkëshortin e ri, një xhihadist dhe tre fëmijët e saj. Gjatë bombardimeve ku humbi jetën nëna e tij djali është plagosur në këmbë.

Lexoni dhe kete

MARATONA E DHURIMIT TË GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË

Nevoja e madhe e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë ka bërë që Vëllazëria Ungjillore …