Friday , 15 November 2019

MYFTIU SYTARI PERCJELLE MESAZHIN E URIMIT PER FITER BAJRAMIN!

Mesazhi i myftiut Sytari!

Edhe pak orė na ndajnė nga iftari i fundit i kėtij Muaji tė begatė, nė tė cilin pėrjetuam mrekulli tė shumta tė besimit dhe gjendjes sė afrimit me Zotin e gjithėsisė, nėpėrmjet agjėrimit me bindje dhe pėrkushtim, adhurimeve tė ditės e tė natės, pesė namazeve ditore, 20 rekateve tė pėrnatshme tė teravisė, Hatmes Sherife tė Kur’anit Famėlartė, sadekave dhe zekatit, sofrave kuptimplota tė iftarit me shtresat e ndryshme tė shoqėrisė, lutjet dhe pėrgjėrimet e Natės sė Kadrit etj.

Kushdo qė ka shpresuar nė faljen dhe mėshirėn e Tij, e ka pasur mundėsinė ta gjejė atė dhe ta fitojė, nė kėtė periudhė njėmujore, tė mbushur me begati hyjnore pėr shpirtin dhe jetėn e secilit prej nesh! Ky Fitėr Bajram, si njė festė madhore e mbarė ymmetit islam, i gjen muslimanėt e mbarė botės nė krahėt e sprovave tė mėdha jetike, fetare, politike, identitare, kulturore, ekonomike, komunitare e pėrtej tyre.

Ky Fitėr Bajram, me mesazhet e mrekullueshme tė fituara gjatė Muajit Ramazan, ėshtė njė ftesė hyjnore dhe njė tėrheqje vėmendjeje pėr tė shikuar mė me pėrparėsi nė thelbin e fesė islame nė shoqėritė tona. Ėshtė njė ftesė, qė ēdo musliman tė meditojė nė mirėsitė e fesė sė tij dhe tė bėjė disa krahasime me propagandėn thuajse tė pėrditshme, qė bėn rolin e zhurmuesit, pėr ta prezantuar fenė e tij si koka e tė keqes globale!?

A ėshtė vallė Islami ynė nxitės i shkatėrrimit, dhunės, shkeljes flagrante tė drejtave elementare tė njeriut, frikėsues i popujve dhe terrorizues i tyre, siē, njė grup i caktuar njerėzish me maskė mashtruese, mundohet ta prezantojė sot Islamin, nė rolin e misionarit tė suksesshėm tė mashtrimit dhe terrorizimit tė krejt globit?!

A mund tė jetė dhuna, terrori, frika, kėrcėnimi, pėrbaltosja e vlerave tė tjetrit, vrasja me gjakftohtėsi, dhunimi i objekteve tė kultit joislam dhe tmerrimi i jomuslimanėve, identitet i pasuesve tė Kur’anit, qė nxit: “Njerėzve t’u flisni mirė”, “Dhe veproni tė mirėn”, “Hyni tė gjithė nė hapėsirat e paqes”, “Mos polemizoni me pasuesit e Librit, vetėm se me atė qė ėshtė mė e mira” etj?

A mund tė jetė kėrcėnimi i tjetrit me jetė, vrasja e tė pafajshėmve, dhunimi i grave, fėmijėve, gjurmėve tė dijes e tė kulturės, identitet i atyre, qė pasojnė Hz. Muhammedin (a.s), qė thoshte: “Unė jam njeriu mė i afėrt me Isain, birin e Merjemit”, “Musliman ėshtė ai, prej dorės dhe gjuhės sė tė cilit, muslimanėt janė tė shpėtuar”, “Krejt krijesat janė robė tė All-llahut. Mė i dashuri i tyre pėr All-llahun ėshtė mė i dobishmi i tyre pėr robėt e Tij”.

U ngrit nė kėmbė pėrpara xhenazes sė njė tė vdekuri dhe, kur i thanė se ishte hebre, u pėrgjigj: “A nuk ėshtė njeri?!”

“Shkoni se jeni tė falur”, – u tha mekasve jomuslimanė, qė e lėnduan pa masė, ditėn e ēlirimit tė saj.

“Unė shpresoj qė nga mesi i tyre tė dalin besimtarė…”, – ishte pėrgjigjja e tij, atė ditė kur i lėnduar dhe i gjakosur nga femohuesit e qytetit Taif, i pėrgjigjej melekėve qė kishin ardhur ta shkatėrronin atė popull!

Fitėr Bajrami i kėtij viti, nė kėto kontekste historike globale, merr njė dimension edhe mė tė rėndėsishėm, teksa bėhet njė thirrės i sinqertė drejt vlerave tė vėrteta islame; afrimin e muslimanėve me njėri-tjetrin mbi baza dijeje, harmonie, vėllazėrimi ndėrtues, bashkėpunimi nė tė mirė tė komunitetit dhe tė vetė shoqėrisė.
Ėshtė folur kėto ditė pėr frikėn e radikalizmit islam nė botė. Shumėkush me naivitet a jo, ka rėnė pre e kėtij mashtrimi global, nė emėr tė Islamit. Shumėkush ėshtė ngritur pėr tė zhvilluar konferenca, takime, seminare. Shumė mirė kanė bėrė. Edhe mė shumė konferenca tė tilla tė zhvillojnė, sepse nėpėrmjet arsyetimit dituror, argumenteve burimore dhe leximeve bashkėkohore, do tė vėrtetohet se njė fé, qė nė thelb tė emrit tė saj ka paqen dhe ndėrtimin e urave tė komunikimit tė shėndoshė njerėzor, dialogun dhe pranimin e tjetrit, nuk mund tė jetė burim terrori, dhune dhe shkatėrrimi.

Diellit nuk mund t’i thuash burim vetimash dhe gjėmimesh, se ca re tė zeza kalimtare i kanė zėnė dritėn dhe madhėshtinė e tij dhe hiqen si rrezatim lartėsishė.

Kėshtu po ndodh edhe me Islamin, sot nė mbarė botėn!

Fitėr Bajrami ėshtė ditė gėzimi, ditė adhurimi, ditė faljeje, ditė vizitash dhe takimesh, nė tė cilat, kemi pėrherė mundėsinė e madhe pėr t’u dėshmuar muslimanė krenarė me fenė tonė; njerėz tė pastėr e ndėrtues, larg injorancės dhe pėrherė e mė shumė mė afėr tė gjithė atyre qė e duan paqen dhe vėrshojnė drejt saj, qoftė edhe nė drejtime, qė shpesh na ndajnė nė kėtė rrugėtim tė gjatė njerėzor.

Me zemėr tė mirė Fitėr Bajramin!
Zoti ju bekoftė e ju dashtė!

Lexoni dhe kete

BANORƋT E KONVIKTIT ā€œSAFET SPAHIAā€, PROTESTƋ PARA BASHKISƋ

BanorĆ«t nĆ« konviktin ā€œSafet Spahiaā€ nĆ« qytetin e ShkodrĆ«s vijojnĆ« tĆ« kundĆ«rshtojnĆ« zhvendosjen e tyre …