MZSH SHKODER, SITUATE TE JASHTEZAKONSHME ZJARRESH

Drejtoria e MZSH pranë Bashkisë Shkodër po përballet me situata zjarrri të jashtëzakonshme, jashtë çdo parashikimi dhe pritshmërie për muajin shtator 2018. Nga data 1deri me 29 shtator te ketij viti është ndërhyrë në 130 raste zjarri dhe ndërhyrje për shpëtim. Rastet e përballuara në këtë periudhë, janë sa totali ndërhyrjeve në muajt korrik dhe gusht të marra së bashku. Vetëm në 5 ditët e fundit, MZSH Shkodër është përballur me 61 ndërhyrje, shifër e paprecedent për shërbimin zjarrëfikës për muajt e verës e jo për muajin shtator ku me rënien e temperaturave, edhe rreziku i zjarreve zvogëlohet. Për shuarjen e zjarreve të rëna, është punuar në çdo orë, ditën dhe natën dhe ne terrene të ndryshme fushore, kodrinore, kullota dhe pyje. Drejtoria e MZSH Shkodër ka punuar me kapacitet të plotë të mjeteve dhe efektivave, 24 orë në 24 në çdo ditë të javës.

Në 5 ditët e fundit, zonat ku ka patur më shumë shfaqje zjarresh janë NJA Velipojë me 13 raste, Njësitë Administrative Bërdicë, Dajç por është ndihmuar edhe në Bashkinë Vau- Dejës dhe atë Fushë- Arrëz. Në këtë momente MZSH Shkodër është duke dhënë ndihmë me mjete dhe efektivë në Tuç ku po përballen me një zjarr të përmasave të mëdha. Nga verifikimet konkrete në terren është konstatuar se këto zjarre janë shkaktuar nga dora e njeriut, për pastrimin e arave, pakujdesia e banorëve por edhe të qëllimshme. MZSH Shkodër ka bërë disa herë thirrje përmes mediave, ka kërkuar edhe bashkëpunimin e forcave të Policisë së Shtetit, por situata vazhdon të jetë e pandryshuar. Bashkia Shkodër përsërit thirrjen pët të gjithë banorët e saj, të jenë të kujdesshëm, të mos përdorin zjarrëvënien për pastrimin e sipërfaqeve të tokave sepse situata mund të dalë jashtë kontrolli duke rrezikuar banesa dhe jetë njerëzish.

Lexoni dhe kete

ATENTATI NE KURBIN, KAMERAT E SIGURISE FILMOJNE NGJARJEN

Një përson i veshur si polic dhe i maskuar është autori i ekzekutimit të Bujar …