“NA PENGOI TË USHTROJMË DETYRËN”

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu është kallëzuar penalisht në prokurori nga tre efektiv të policisë së shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyren.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonen turistike të Shëngjinit, jashtë ambjenteve të një hoteli në vijen e parë të bregdetit.

Rreth orës 11:00 të mbrëmjes patrulla e policisë ka konstatuar se gjenerohej muzike me volum të lartë tek hoteli në fjalë në kundërshtim të aktit normativ nr.23 të datës 26.05.2021, që e ndalon një veprimtari të tillë.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikes dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të subjektit. Përballë rezistences, në ndihmë të patrulles së Shëngjinit ka shkuar forca e posaçme “Shqiponja” të cilët në debat e siper kanë tentuar të shoqërojnë në komisariat pronarin e hotelit, por referezuar kallëzimit penal në ato momente ka dalë nga lokali kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, duke i penguar që të ushtrojnë detyren me pretendimin se ligjin e bënte ai.

Menjëherë pas përfundimit të shërbimit efektivet e policisë i janë drejtuar prokurorisë së Lezhës, duke dëshmuar atë çfarë ju kishte ndodhur dhe kallëzuar penalisht kryebashkiakun Ndreu dhe pronarin e hotelit.

Por çuditerisht një ditë më pas, ndaj dy efektiveve të patrulles së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eproret e tyre për “Shkelje e rëndë e atributeve e kompetencave të policisë”, me argumentin se në subjektin ku po gjenerohej muzike në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishem edhe përfaqësues të huaj dhe se efektivet e policisë ishin telefonuar nga shefi i komisariatit Nik Nikolli që të largoheshin nga aty.

Ndërkohë menjëherë pas kallëzimit penal, organi i akuzes është vënë në lëvizje dhe pritet të nisin hetimet në lidhje me rastin.

Lexoni dhe kete

MASAT E POLICISË RRUGORE TË SHKODRËS

Policia Rrugore e Shkodrës vijon me masat e shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin …