Saturday , 27 November 2021

NANO U PËRCAKTON DETYRAT DREJTUESVE TË RINJ TË POLICISË NË QARQE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ndryshime të reja në radhët e uniformave blu duke prekur edhe shefat e disa sektorëve në drejtorinë e përgjithshme.

Ndërkohë kreu i policisë ka nisur edhe prezantimin e krerëve të rinj të policisë në qarqe, të cilët i emëroi një ditë më parë. Gjatë qëndrimit në Elbasan ku prezantoi drejtorin e ri të policisë Ardian Çipa, Nano ka kërkuar angazhimin e të gjitha strukturave të policisë dhe përmirësim të punës dhe zbardhjes së ngjarjeve pa autor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur ndryshime të reja në strukturat e rendit ndërkohë që ka nisur prezantimin e krerëve të rinj në drejtoritë e qarqeve.

Gjatë prezantimit të tyre, Drejtori i Përgjithshëm, duke vlerësuar punën e mirë të bërë deri tani, u ka kërkuar drejtuesve të rinj të strukturave vendore, angazhim e përkushtim maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimit, të kultivimit të kanabisit deri në zhdukje, parandalimin e krimeve mjedisore dhe ndotjes akustike, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe ndjekjen e tyre, me qëllim zgjidhjen ligjore, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera përgjegjëse, bashkëpunim më të mirë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Drejtori Nano, gjatë prezantimeve u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet.

Nano ka theksuar se vlerësimi dhe perceptimi i qytetarëve për shërbimin e ofruar nga shërbimet policore, si dhe për rezultatet e arritura në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët do të jenë primare për vlerësimin e ecurisë së drejtuesve në detyrë.

Lexoni dhe kete

ZBARDHET KONFLIKTI MES DY FQINJEVE NE RRILE TE LEZHES

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur 1 ditë më parë mes dy fqinjeve në fshatin …