NATA E FUNDIT E “AHENGUT SHKODRAN”

Në shtëpinë muze të “Oso Kukës” mbrëmjen e së hënës u mbajt nata përmbyllëse e “Ahengut Shkodran”. Për 3 netë me radhë u zhvilluan aktivitete kushtuar kësaj kryevepre të trashëgimisë shpirtërore, ku merrnin pjesë artistë të rinj dhe të afirmuar si dhe figura të spikatura, lëvrues të kësaj tipologjie. Sipas udhëheqësit artistik, Ilir Zoga, këto këngë të vjetra po kanë një vazhdimësi sepse po i dëgjojmë nga zëra të rinj.

Në këtë mbrëmje nuk munguas as çertifikatë mirënjohje për Shyqyri Alushin.

Çertifikatë mirënjohje u dha edhe për familjen Salabegu që u tërhoq nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

“Ahengu Shkodran” është shpallur si një ndër 7 kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare dhe mbrëmja e fundit u filmua e plotë nga Tv Rozafa.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …