Saturday , 28 March 2020

NATA E NDERRIMIT TE VITEVE NE ÇADER

Nata e e ndërrimit të viteve për familjen Tuku në Blinisht të Lezhës do të jetë e acartë. Tërmeti i 26 nëntorit ju ka dëmtuar shtëpinë dhe streha e vetme për 5 anëtaret e kësaj familje është kjo çader verore. Mes lotësh në sy kryefamiljari apelon për rindërtimin sa më parë të baneses së dëmtuar nga tërmeti.

Në këtë situatë janë dhjetra familje në fshatrat e Lezhës. Disa prej tyre qëndrojnë jashtë apo duke rrezikuar jeten brenda banesave të shkatërruara, pasi nuk janë pajisur me çadra. Atmosfera festive e ndërrimit të viteve nuk ndjehet aspak në këto familje të cilët mendjen e kanë tek strehimi pas dëmtimit të banesave.

1.733 banore në qarkun e Lezhës do ta kalojnë naten e ndërrimit të viteve në çader në kushte mjaft të vështire përshkak se dhe temperaturat janë ulur ndjeshem gjatë javes së fundit.

Lexoni dhe kete

NATA E ISRASE DHE MIRAXHIT

Imam Muhamed Sytari Myftiu i Shkodreës cdo natë përmes rrjetit të tij social dhe ekranit …