Wednesday , 8 August 2018
Breaking News

NDAHEN GRUPET, VLLAZNIA BASHKË ME DINAMON DHE BESËN

Pas një periudhe të gjatë heshtje, Federata Shqiptare e Futbollit më në fund ka filluar të mendojë edhe për kampionatin e kategorisë së parë për sezonin e ri futbollistik. Ndonëse ende nuk është hedhur shorti I tij, së paku nga dita e sotme tashmë ekipet pjesmarrëse I kanë të qartë edhe kundërshtarët e tyre. Kjo ngaqë institucioni I futbollit shqiptar ka bërë ndarjen e skuadrave pjesmarrëse në dy grupe. Vllaznia që sivjet do të marrë pjesë në këtë kampionat, do të jetë pjesë e grupit A, ku përfshihen kryesisht skuadrat e Veriut.

Rivalet e saj kryesore pritet të jenë Dinamo dhe Besa, dy ekipe të cilat kohët e fundit janë treguar mjaft aktive në merkato duke marrë në rradhët e tyre lojtarë cilësorë. Por përveç tyre, pjesë e grupit A do të jetë edhe Besëlidhja e Lezhës, Erzeni I Shijakut, Egnatia e Rrogozhinës, Korabi I Peshkopisë, Burreli, Iliria e Fushë- Krujës dhe Veleçiku I Koplikut. Kuptohet që edhe nga këto të fundit ka ekipe të cilat do të pretendime dhe padyshim që kjo e vështirëson edhe më shumë punën për Vllazninë. Kjo e fundit në fakt akoma nuk I ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, madje akoma nuk dihet se kush do jetë trajneri dhe lojtarët që do të luajnë për të, në një kohë që të gjithë ekipet e tjera tashmë po bëhen gati për nisjen e kampionatit.

Ndërkohë, nga sa mësohet, drejtuesit e klubit kanë menduar që të mos humbasin më kohë dhe të enjten ose të premten ekipi pritet të dalë në stërvitje. Në mungesë të trajnerit të ri, ekipi mund të stërvitet për momentin nga trajnerë të tjerë që janë në organikën e klubit. E rëndësishme është që Vllaznia ta mendojë shumë seriozisht kampionatin e kategorisë së parë sepse i duhet patjetër që të ngjitet në Superligë në fund të tij.

Lexoni dhe kete

NIS JAVA, VLLAZNIA ENDE NUK DIHET KUR FILLON STËRVITJEN

Edhe dita e parë e javës që sapo kemi hyrë nuk e ka gjetur Vllazninë …