NDAHET NGA JETA ANTON GRISHAJ, ISH- BASHKEPUNETORI I TV ROZAFES

Është ndarë nga jeta në moshen 54- vjecare Anton Grishaj, telekronist i TVSH per M. Madhe ne fillim te 1990, ish bashkëpunetor  televizionit Rozafa pergjate viteve 2000, shkrimtar, autor dokumentaresh dhe filmash, fitues i shume cmimeve prestixhoze kombetare e nderkombetare.

Grishaj u nga jeta ne moshen 54 vjecare, ne Itali, pas nje semundje te rende. Kontributi i tij ishte shumëdimensional si gazetar televiziv, kineast apo si producent i filmave artistikë, si: “Letra fatale”, “Pleqtë e hashashit” si dhe filmi vizatimor “Koha e dashurisë së akrepave”, pa harruar produksionin e 37 dokumentarëve televizivë, 21 filmave dokumentarë, si bashkëpunim, me Fondin shqiptar të Zhvillimit, si dhe 6 serive të telenovelës “Familja”, një bashkëpunim me RTSH, janë dëshmia më autentike e një producenti tejet të suksesshëm. Jo rastësisht, sot Anton Grishaj gëzon një seri vlerësimesh, si inkurajime serioze të metejshme, për sukseset e tij, siç janë nderimi me: Çmimin e parë në Festivalin Botëror të Filmit Dokumentar, në Milano, me temë sportive, për filmin”, Lidhëzet e këpucëve”, Çmimin e dytë në Festivalin Botëror, në Bjellorusi, për filmin “Bertinus”, kushtuar kodikëve të Beratit dhe Çmimin special për nder të jubileut të 20-Vjetorit të Gazetarisë Shqiptare.

Televizioni Rozafa i shpreh ngushellimet familjes, miqve dhe te afermeve per humbjen e njeriut te tyre.

Lexoni dhe kete

BLLOKOHET RRUGA NACIONALE RUBIK-LEZHE

Rruga e vjeter nacionale Lezhë-Rubik është bllokuar prej dy ditësh përshkak të rreshqitjes së dherave …