Sunday , 13 October 2019
Breaking News

NDAHET NGA JETA LEGJENDA E MUNDJES MIRASH VUKSANI

Sporti shkodran dhe ai shqiptar kanë humbur mëngjesin e sotëm një prej legjendave të mundjes, pikërisht Mirash Vuksanin. Kollosi I tapetit, është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare duke lënë padiskutim pas një karrierë të suksesshme. Dhe jo vetëm kaq, por edhe imazhin e një njeriu të rrallë. Mirash Vuksan ka lindur në vitin 1935 dhe me mundjen në fakt merret rastësisht duke e nisur atë në moshë disi të madhe. Por e nisi menjëherë si një kampion I madh. E fillon karrierën me Partizanin me të cilin bën sport nga viti 1960 deri më 1965 dhe është një kampion I padiskutueshëm.

Më pas, kthehet në Shkodër dhe konkurron për Vllazninë, me të cilën sukseset do të vazhdojnë. Në peshën e tij mundja klasike nuk njeh kampion tjetër. E nis karrierën si kampion dhe do ta mbyllte si I tillë. Forca fizike, u alternua mjaft mirë me teknikën dhe për rrjedhojë Mirash Vuksani nuk njihte rivalë në tapet. Edhe pas lënies së sportit, vlerësimet për këtë figurë nuk kanë munguar teksa është cilësuar si “sportisti I shekullit” nga Sportklub Vllaznia dhe po ashtu, ka marrë edhe shumë vlerësime të tjera.

Me ndarjen nga jeta te tij, sporti shkodran dhe ai shqiptar kane humbur nje LEGJENDE. Televizioni Rozafa i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Vuksani per humbjen e njeriut te saj te dashur, e po ashtu edhe Sportklub Vllaznise per humbjen e nje ikone te tij. Ceremonia e varrimit te tij do te zhvillohet diten e premte në orën 14.00.

Lexoni dhe kete

“ARENA KOMBËTARE” INAGUROHET ME VLLAZNIA – APOLONIA

Do të nisë këtë të shtunë kampionati I 11-të kombëtar I futbollit të femrave në …