NDAHET NGA JETA PIKTORI I NJOHUR SHKODRAN

Është ndarë nga jeta në moshën 93 vjecare Piktori I njohur Shkodranë Ndoc Gurashi. Piktori që gjithë jetën ja kushtoi të bukurës së qytetit të artit dhe luleve. Ndoc Gurashi është piktori I “Luleve Shkodrane”.  U lind në Shkodër më 1925. dhe u rrit në familjen e njohur artëdashëse të Gurashve. Shkodranët “e vjetër” sigurisht që kujtojnëtë atin Kolë Gurashin si njohës të mirë muzikës qytetare dhe si piktor me nje talent te spiikatur dhe me nje kontribut të gjerë në jeten kulturore dhe civile të qytetit. Duke i njohur këto dy fusha të artit dhe kulturës, ishte edhe etnograf. Të gjitha këto atribute të çmueshme e shtynë atë, që natyrshëm, të linte si trashigimi përveç të tjerave, edhe librin e tij të pritur nga lexuesit: “Shkodra e baballarëve”. Që në femijeri Ndoci shfaq prirjet e tij për vizatim dhe pikturë ku ndikim të madh pati dhe motra e tij Xhuzepina (Gurashi) Zadrima, cila ishte në atë kohë nxënëse e Idromenos si dhe një ndër të parat piktore femër në historinë e artit shkodran dhe shqiptar në terësi. Shtëpia e Gurashve sot, është një kënd i Shkodrës së kahershme e odes me oxhak prej së cilës morën frymëzim shumë artistë të hershëm e të rinj. Ne vitin 1937 fillon gjimnazin Françeskan “Illyricum”. Në këtë institucion vizatimi bëhej nga Patër Leon Kabashi i sapodiplomuar në Akademinë e Arteve në Firence. Që prej këtu fillon seriozisht rritja e tij artistike duke i përforcuar mësimet nën vëmendjen e piktorit Italian Prof .Lorenzo Kolura e mikut të tij, piktorit Vladimir Jani. Nga fundi I viteve 60, studioja e piktorit Ferdinanad Paci që ishte dhe kunat i tij, u bë një shkollë e dytë për Ndocin. Më 1959, paraqitet para publikut për herë të parë me dy piktura në gjininë e peisazhit. Nga ai moment u përfaqësua vazhdimisht në ekspozitat lokale e kombëtare. Jeta artistike e Ndocit pasurohet vazhdimisht. Ai e kërkon të bukurën kudo. Më 1974, hap një tjetër ekspozitë; janë 20 punime të realizuara në qendër të Alpeve të Shqipërisë dhe u paraqitën para popullit dhe pushuesve të pikes turistike në Theth të Dukagjinit, për të vazhduar edhe me dy të tjera në shkollat e mesme të qytetit. Po ashtu gjatë viteve 90 kontakti i tij me publikun kapërcen kufijtë e Shqipërisë duke ekspozuar jashtë saj si në Bari të Italisë në “Santa Chiara” të Bischieles (1993) dhe që nga viti 1999 e këtëj është pjesmarrës në të gjitha aktivitet që organizon shoqata “Iliricum”. Mosha nuk e ndaloi; Më 2001 merr pjesë në ekspozitën e organizuar ne Galerinë “Shkodra”. Me 2004 paraqitet para publikut në Ferizaj të Kosovës dhe më 2005 promovon CD e jetës së tij artistike. Në vitin 2004, Këshilli i Bashkisë së Qytetit I dha titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Ndocin si piktor, mund ta përkufizojmë si ndër romantikët e palëkundshem të pikturës realiste besnik i natyrës që nuk shpërndahet, por stoik I qëndron frymës së traditës. Piktura e tij ka qendër dhe drita e ndjekë atë. I shtruar, me një penelatë të qetë, i sigurt në atë çka kërkon të japë në telajo prej modelit natyral, nuk mund t’i rrëshqasë dot natyrës së klasikëve si Idomeno, Rrota, Jani etj. Besnik i teknikës së vajit, endet mes peisazheve romantike plot dritë të fushave dhe alpeve e ndalet përmbi kurora lulesh të freskëta të natyrave të qeta. Përveç gjinive klasike të pikturës ai ka lëvruar dhe pllakatin ku shquhet per konceptimin e qartë te figurës dhe dhënien e mesazhit në mënyrë globale. Pikturimi akademik që respekton me besnikëri karakteret e modeleve e ndihmon në ruajtjen e njëtrajtshmërisë të stilit adaxho, që dallon Ndocin nga piktorë të tjerë .Adaxho, ashtu siç shëtit çdo natë në Piacën aq të dashur prej tij me zonjën e vet. Do t’i takosh aty, e me një buzëqeshje që I shkon përshtat vetëm një kavalieri fisnik, ndahesh prej tij me kapelen republika ngritur, të uron si shkodranët e kohëve të shkuara;.-“Nji mij tmira I dashtun”. Ndoc Gurashi u nda nga jeta në moshën 94 vjecare, ndërsa deri në fund të jetës së tij ai vazhdoi të pikturonte “Lulet e Shkodrës”.

 

Lexoni dhe kete

FESTA E ABETARES NE SHKOLLEN “PRENKE JAKOVA”

Nxënësit e klasës së parë në shkollën artistike “Prenkë Jakova” të qytetit të Shkodrës kanë …