Saturday , 20 January 2018

NDAHET NGA JETA PROFESORI I SHQUAR SHQIPTAR

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare Prof. Dr. Paskal Haxhi.

Haxhi ishte një prej bashkëthemeluesve të Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës. Autor
i shumë librave dhe punimeve shkencore, Profesor Haxhi dha një kontribut të
shquar në shkencën juridike shqiptare.

Lajmin për vdekjen e tij e dha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ish-kryetarja
e AMA-s, Endira Bushati.

“Ndahet nga jeta Prof. Dr. Paskal Haxhi… Mirënjohje dhe respekt për gjithçka
na dha! Nder dhe kënaqësi të isha asistentja e tij dhe ta kisha udhëheqës së
dizertacionit doktoral! U prehtë në paqe!”, shkruan Bushati.

Mësohet se Prof. Dr. Paskal Haxhi do të përcillet për në banesën e fundit të mërkurën në
varrezat e Sharrës.

Lexoni dhe kete

LEZHE, PLAGOSET ME THIKE 21-VJEÇARI

Një debat midis dy të rinjve nga Lezha, ka degjeneruar në përplazje fizikë ku për …