Breaking News

NDAHET NGA JETA SHYQYRI ALUSHI

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës, “Artisti i Merituar” Shyqyri Alushi, një emër që do të ngelë përherë në memorien e qytetarëve shkodranë dhe jo vetëm. Kënget e paharruara të ahengut shkodranë, janë dhe do të ngelen një deshmi e gjallë e asaj që Shyqyri Alushi i la si pasuri Shkodrës. Shyqyri Alushi lindi në Shkoder me 10 Maj 1934. Këngëtar i shquar i ahengut dhe i këngës popullore qytetare shkodrane në gjysmën e dytë të shek. XX. Në moshën 10 vjeçare këndon me shokët e lagjes dhe më 1956 këndon këngët e para popullore në koncertin me rastin e inagurimit të kinema “Republikës” në Shkodër. Për një kohë të gjatë këndon si këngëtar nëpër dasma në Shkodër dhe në të gjithë fshatrat e NënShkodrës, në lulishte, lokale të ndryshme si dhe në “Shtëpinë e oficerave”.

Në vitin 1974-1986 këndon si këngëtar profesionist pranë Estradës së Shkodrës deri sa doli në pension. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran, në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë. Ka marrë pjesë gjithashtu edhe në shumë turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj. Shyqyri Alushi mbahet si këngëtari i fundit i ahengut shkodran. Më 1984 i jepet titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1996 në festivalin e këngës popullore qytetare i jepet “Çmimi i Karrierës”.

Me rastin e 65 vjetorit të lindjes, Bashkia e Shkodrës i jep titullin “Krenaria e Qytetit”. Gjatë gjithë jetës së tij artistike ka marrë edhe shumë çmime dhe dekorata të tjera. Në Shkodër të gjithë e njohin si “Mjeshtri i ahengut shkodran”. Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”.

Lexoni dhe kete

STINA E PRANVERES, STINA E ALERGJIVE

Stina e pranverës konsiderohet si stina e alergjive. Për këtë, shkaqet që krijojnë alergji në …