Monday , 28 September 2020

NDAHET NGA JETA TRAJNERI I ATLETIKËS, GËZIM MEMA. ZHURI: KEMI HUMBUR NJË PERSONALITET TË MADH TË SPORTIT

Atletika shkodrane ka humbur pasditen e së martës një nga emrat më të shquar të saj, pikërisht trajnerin e shekullit Gëzim Mema. Njeriu që për 13 vite me rradhë ka qenë edhe drejtor i Sportklub Vllaznia është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare pas një sëmundje të rëndë që e ka shoqëruar këto kohët e fundit.

Ai do të mbahet mend nga të gjithë për kontributin e tij të madh të dhënë në sportin e atletikës teksa ka qenë kryetrajner për 23 vite me rradhë ndërkohë që ka drejtuar edhe Zyrën e Sportit në Bashkinë Shkodër e po ashtu, për 13 vite me rradhë ka qenë edhe drejtor i Sporklub Vllaznia. Gëzim Mema do të mbahet mend nga të gjithë si një qytetar i devotshëm i Shkodrës, një profesionist në punën e tij, por edhe si një prind i shkëlqyer për të gjithë sportistët që ka drejtuar në këto vite.

Disa prej tyre, në ceremoninë e lamtumirës së tij, janë shprehur me fjalë shumë prekëse për profesorin e tyre, ndërsa të tjerë kanë vlerësur figurën e këtij personaliteti të sportit shkodran dhe atij shqiptar.

Televizioni “Rozafa” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mema për humbjen e njeriut të saj të dashur dhe po ashtu edhe Sportklub Vllaznisë për ndarjen nga jeta të njëri prej emrave më të shquar në historinë e atletikës.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA MIQËSORE ME KUKËSIN TË SHTUNËN NË TIRANË

Nuk kanë fund miqësoret për ekipin e Vllaznisë. Mosnisja ende e kampionatit të ri, ka …