Tuesday , 17 October 2017

NDALEN PUNIMET NE BY-PASS-in NE SHKODER ?

Nisja e punimeve para pak ditesh krijuan shpresat se by-pass-i ne Shkoder do te perfundonte brenda nje kohe te shkurter. Por, punet ne Shkoder apo vendin tone vijojne te mos kryhen me rregull.
Kete te Marte Tv Rozafa ishte prane ketij by-passi, ku sic shihet edhe nga pamjet punimet jane ndalur. Asnje punonjes nuk ndodhet ne terren dhe nuk dihen akoma perse punimet nuk kane vijuar normalisht, duke shpresuar qe te mos kene ndikuar temperaturat e larta.

By-passi ne Shkoder ishte planifikuar si nje autostrade qe synonte te hiqte trafikun e makinave nga qendra e Shkodres per te mbrojtur shendetin e banoreve te ketij qyteti nga ndotja dhe zhurma si dhe per te lehtesuar qarkullimin.

Por, by-pass-i, nje projekt 55 milion eurosh, eshte kthyer ne nje vend hedhje mbeturinash ndertimi apo mbeturinash urbane dhe nje ndotes i madh dhe i rrezikshem i liqenit te Shkodres.
Qe kur u nis, sipas eksperteve te mjedisit ishte nje projekt i gabuar. Si te mos mjaftonte kjo, fondet mbaruan ne vitin 2012 bashke me krizen e pergjithshme financiare te buxhetit te shtetit dhe puna u nderpre.
Qe nga ajo kohe, kompanite e ndertimit apo te tjera e kane gjetur rrugen si nje vend me leverdi per te zbrazur naten te gjitha mbetjet e tyre.

Lexoni dhe kete

PROÇEDURAT E PAJISJES ME KEMP PER PERSONAT ME AFTESI TE KUFIZUAR

Procedurat per tu pajisur me kemp per personat me aftesi te kufizuar jane lehtesuar nga …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin