“NDALESA E FUNDIT”, SEKUESTROHEN 70 KG KANABIS, DY NE PRANGA

Një sasi prej 70 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Shkodrës ndersa dy persona kane perfunduar ne pranga. Në kuader të operacionit të koduar “Ndalesa e fundit” policia e Shkodres ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjetër. Sipas uniformave blu, në pranga kanë përfunduar Fatbardh Hoxha 26 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë si dhe Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, ndërsa janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët A.B, S. H dhe E.X të gjithë nga fshati Kameras i Fushë Krujës.

Sipas uniformave blu në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe ne autostraden Shkoder- Hani i Hotit 26 vjecarit Fatbardh Hoxha  ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilen e kishte në automjetin tip Golf 5 me targë AA 077 RZ. Sebashku me këtë automjet ishte parkuar edhe mjeti tip Golf 5 me targa AA 911 RV nën drejtimin e 29- vjecarit  Kledi Xeka I cili sipas policise po shoqëronte 26- vjecarin Hoxha për transportimin e lëndës narkotike.

Më të parë përsonat brenda automjetit policia ka ndërhyrë por ka arritur të arrestoj vetem drejtuesin e mjetit 29- vjecarin Kledi Xexa ndërsa 3 personat e tjere sapo kanë verejtur automjetet e policise kanë dalë nga makinat duke vrapuar dhe I kanë shpëtuar forcave të policisë. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Dyshohet se lenda narkotike po transportohej me automjete drejt Hanit te Hotit dhe me pas do transportohej nga toka neper mal drejt Malit te Zi. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”

Lexoni dhe kete

BURG TE PERJETESHEM PER MILOVAN PARUBI, VRAU 2 PERSONA E PLAGOSI 4

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka denuar me “Burgim të përjetshëm” shtetasin Miklovan Parubi …