Wednesday , 27 January 2021

NDALIMI I AKTIVITETEVE POLITIKE, REAGON PR

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një komunikim për mediat deklaroi se ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të hedhur poshtë vendimin për ndalimin e aktiviteteve politike.

Ai shtoi se vendimi bie ndesh me Kushtetutën, krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në proçes zgjedhor.

Partive politike u mohohet kjo e drejtë dhe më problematike është mungesa e barazisë – tha Mediu.

Një deklaratë e tillë është bërë e ditur edhe më herët nga Mediu, ndërkohë tashmë gjen zbatim me kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese.

Lexoni dhe kete

META: KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar të dhënat e Eurostat për numrin e azilantëve …