Saturday , 8 August 2020

NDALIMI I LËVIZJEVE PAS ORËS 18:00

Duket se një pjesë e vogël e qytetarëve shkodranë nuk janë njohur ende me vendimin e ri të qeverisë Rama për të ndaluar qarkullimin në rrugët e qytetit të Shkodrës pas orës 18:00. Një vendim që u bë i ditur gjatë kësaj të hënë dhe ka hyrë në fuqi menjëherë. Por përsëri qytetarë shkodranë shihen teksa lëvizin në këmbë dhe bicikleta.

Ndërkohë policia dhe ushtria vijojnë të jenë në terren. Nuk ka pasur masa ndaj qytetarëve që kanë ndaluar, por vetëm këshillime që ato ti drejtohen shtëpive të tyre. Edhe pse në fakt duhet theksuar se numri i lëvizjeve ka qenë tepër i vogël dhe tashmë Shkodra, ashtu si qytetet e tjera të Shqipërisë, duket se po shkon drejt një izolimi nga koronavirusi….

Lexoni dhe kete

1 JAVË PAS VOTIMEVE, BEKTESHI “KUJTOHET” PËR ZGJEDHJET NË USH

Rreth 1 javë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimeve, ish-rektori …