Pasi u lirua nga komisariati i policisë ku qëndroi i shoqëruar për rreth 5 orë ish-deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj reagoi ashper për veprimet e kryera ndaj tij.
Në një deklaratë për mediat ai tha se uniformat blu e kanë trajtuar sikur të ishte një kriminel, ndërsa sipas ndalimi është urdheruar nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
Ndocaj shtoi se do të ndjekë të gjitha rruget ligjore për veprimet e kryera ndaj tij.
Ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj u shoqëruar forcërisht gjatë perurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtes me argumentin se nuk kishte ftesë për të marrë pjesë në këtë aktivitet.