Thursday , 22 August 2019

NDALOHEN 40 TON USHQIME NE DOGANAT SHQIPTARE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në pikat doganre rreth 40 ton artikuj ushqimor që nuk plotësojnë standartet e kërkuara sipas legjislacionit në fuqi. Nga kontrolli i ushtruar në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit në një ngarkesë me 4043 kg pije energjike RED BULL që vinte nga Rumania, u konstatua se produkti nuk plotësonte kërkesat ligjore të importit mangësi në dokumentacionin shoqërues.

AKU bllokoi fillimisht ngarkesën dhe i kërkoi subjektit plotësimin e dokumentacionit shoqërues. Pas kalimit të afatit kohor për plotësimin e mangësive në dokumentacion dhe në kushtet kur subjekti nuk paraqiti dokumentacionin e nevojshëm për të garantuar sigurinë e produktit sipas kërkesave ligjore të importit, AKU urdhëroi kthimin e produktit në vendin nga ku është importuar. Gjithashtu edhe në pikat doganore të vendit janë bllokuar edhe rreth 2.7 ton “Kripë Himalaje, si dhe 21 ton kripë produkt me origjinë nga Gjermania si dhe është dhënë masa administrative “kthim në vendin e origjinës ” së produktit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon pandërprerje kontrollet për të garantuar zbatimin e legjislacionit të sigurisë ushqimore për mallrat që importohen për konsum human në vendin tonë.

Lexoni dhe kete

NJË TJETËR JETË SHPËTOHET NË PLAZHIN E VELIPOJËS

Një tjetër jetë pushuesi është shpëtuar në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur pasditën e …