NDALOHET PER RRIP SIGURIMI, I GJENDET ARME

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit për shkak se është kapur duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Në momentin që është ndalur nga policia ai i ka kundërshtuar këto të fundit dhe ka tentuar të largohet por forcat e policisë e kanë vënë në pranga. I arrestuari është D. P., 19 vjeç, banues në Laç dhe lëvizte me një makinë tip ‘Renault’ në Laç.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në makinë iu gjet në çantën e krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Si provë materiale të riut iu sekuestrua pistoleta me një krëhër me 5 fishekë.

Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 7 vjet, ndërkohë materialet në ngarkim të 19-vjeçarit ju referuan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

MAKINA PERPLASET ME TRAJLERIN, PLAGOSEN 2 PERSONA

Dy përsona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti rrugor i cili ndodhi …