Wednesday , 27 January 2021

NDARJA NGA JETA E BABAIT TË MYFTIUT TË SHKODRËS

Është përcjellur për në varrezat e qytetit babai i myftiut të Shkodrës, Bardhyl Sytari.

Ai u nda nga jeta si shkak i virusit Covid-19, duke mos arritur ta mposhtë atë. Para faljes së namazit të xhenazes në oborrin e xhamisë Ebu Beker, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, tha se nuk ka dhimbje më të madhe sesa të ndahesh prej prindit.

Prandaj, nëse duam të jemi shoqëri me vlera të mos i lëmë pas dore prindërit shtoi imam Sytari.

Edhe vetë myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, u prek nga Covid-19, por fatmirësisht ai arriti që ta mposhtë këtë virus, që po merr shumë jetë njerëzish edhe në vendin tonë.

Lexoni dhe kete

RËNDOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 …