NDERHYRJA PER MBROJTJEN E LUMIT MAT E VONUAR

Në dy ditë policia e Lezhës në bashkëpunim me Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit proceduan penalisht tre persona dhe vendosën 6 milionë lekë gjoba ndaj kompanive të inerteve për dëmtim të shtratit të lumit Mat duke marrë zhavorr në mënyrë të paligjshme.

Por ndërhyrja për mbrojtjen e lumin konsiderohet e vonuar, pasi shfrytëzimi po ka kriter ndër vite ka sjell mjaft pasoja. Eksperti i Mjedisit Jak Gjini thotë se shtrati i lumit është devijuar, duke u kthyer në një rrezik serioz përmbytjesh në zonat e banuara. Sipas ekspertit Gjini zgjidhja e këtij problemi është ndalimi i shfrytëzimit dhe disiplinimin i rrjedhës së lumit.

Krahas gërryerjes së tokave bujqësore dhe akseve rrugore përfshirë dhe Rrugën e Kombit, ndërhyrjet në lumin Mat kërcënojnë dhe Urën e Zogut një monument kulture mbi këtë lum. Rrjedha e ujit godet vazhdimisht këmbët e urës duke i dobësuar ato. Betoni rreth tyre nuk ekziston më dhe ato mbahen vetëm me shufrat metalike.

Lexoni dhe kete

COVID-19, BASHA ME THIRRJE PËR QYTETARËT

Kreu i PD, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin …