Saturday , 15 August 2020

NDERHYRJE ANTI-PERMBYTJE NE LEZHE

Nisja e stinës së reshjeve ka vënë në lëvizje Bashkinë e Lezhës. Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë njesi vendore dhe Ujësjellës-Kanalizime vijojnë punen për zëvendësimin dhe zhbllokimin e tubacioneve të kanalizimit të ujerave në rruget e qytetit të cilët rezultojnë të bllokuara, duke sjellë edhe përmbytje.

Në disa pika po vendosen tubacione dhe puseta të reja për të bërë evadimin e shpejtë të ujerave kur ka reshje të denduara shiu. Kjo ndërhyrje emergjence po bëhet për të minimizuar sadopak përmbytjet gjatë kërij dimri, pasi zgjidhja përfundare e këtij probleme do të vije me zbatimin e projektit që po hartohet me financimin e bankes gjermane KFW.

Burime nga Bashkia Lezhë kanë bërë të ditur se ky investim do të nisë shumë shpejt dhe probleme i përmbytje në qytetin e Lezhës do të marrë fund njëherë e mire.

Lexoni dhe kete

“ANDRRA VAZHDON…”

“Rrok Academy” rikthehet në Shkodër, por këtë vit me një risi, me degën Shkrim Muzikor. …