NDERHYRJE ANTI-PERMBYTJE NE RRILE TE LEZHES

Sezoni veror është i rëndesishem edhe për nderhyrjet antipermbytje. Në Lezhë kjo shihet si një domosdoshmeri, pasi bujqesia mbetet sektor jetik per shume familje. Hapja e kanaleve kulluese është një sfide për të patur një dimer me pak probleme permbytjesh. Eskavatoret janë vënë në efiçense dhe po punojnë për të krijuar siguri tek fermeret e zones së Rriles në Bashkinë Lezhë. Banoret thonë se kjo është njëe ndihme e madhe për bujqësinë dhe kullimin e tokave, pasi sipas tyre pa kanale të hapura nuk ka bujqesi.

Kreu i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj thotë se bujqesia mbetet prioritet ashtu si edhe turizmi dhe se po ndërhyhet në fushat kryesore që kanë mbajtur me ekonomi edhe shumë familje.

Ne Bashkine e Lezhës janë më shumë se 100 km kanale kulluese të pastruara apo hapura rishtas, por ka ende punë pasi në shumë zona nuk është ndërhyrë prej shumë vitesh.

Lexoni dhe kete

MINISTRAT NIKOLLA E QATO NE SHENGJIN

Bregdeti i Shëngjinit ka siguri për pushuesit, gjatë këtij sezoni turistik.Në 2 km të zonë …