Thursday , 24 September 2020

NDERHYRJE ANTIPERMBYTJE NE ZEJMEN

Permbytjet e qendres administrative te Zejmenit ne bashkine e Lezhes jane drejt tejkalimit te plote. Ky ishte kanali qe me pare ka sherbyer per te evaduar ujerat qe vinin nga perrenjte malore ne kohe rreshjesh. Prej disa ditesh eskavatoret kane nisur punen per pastrimin e plote te ketij kanali qe do te shmang permbytjet. Prej shume vitesh nuk kishte patur asnje nderhyrje ne kete zone per hapjen e ketij kanali kullues, i cili ishte kthyer ne nje rrezik te vazhdueshem permbytjesh pas cdo shiu.
Pershkak te mbeturinave te shumta te hedhura pa kriter apo te grumbulluara nga prurjet e perrenjve si dhe mos nderhyrjes per ta rihapur kete kanal, ne stinen e rreshjeve banoret perballeshin e friken e permbytjeve, te fundit ishin ato te janarit. Problematika ka marre edhe vemendjen e bashkise se Lezhes e cila angazhoi bordin e kullimit per te nderhyre dhe pastruar kanalin kullues qe ka rrezikuar vazhdimisht qendren e njesise administrative te zejmenit. Banoret thone se tashme gjithcka do te marre zgjidhje dhe se do te shpetojne njehere e mire nga permbytjet.
Sinkron:
Nderhyrjet per pastrimin e kanaleve kulluese qe do te minimizojne permbytjet do te vazhdojne. Fillimisht po veprohet ne zonat me te rrezikuara dhe ku ndodhen kolektoret kryesore kulluese, e me pas per te vijuar edhe me hapjen e kanaleve te dyta. Bashkia e Lezhes eshte angazhuar per te vepruar shume shpejt me nderhyrjet antipermbytje, kjo fillimisht per te shmangur demet ne banesa por edhe per te siguruar fermeret e zones.

Lexoni dhe kete

ÇUN LAJÇI NË SHKODËR PËR TË SHITUR LIBRAT E TIJ

Nga Shkodra, aktori i mirënjohur Çun Lajçi kishte vendosur të promovonte librat e tij, por …