NDERHYRJE EMERGJENTE NE RRUGEN E KUNES

Kjo ishte hyrja kryesore per ne bregdetin e Kunes ne Shengiin. Automjetet por edhe pushuesit ishin te detyruar te kalonin neper kete segment rrugor. Shiu i rene me intensitet ditet e fundit e perkeqsoi akoma me shume situaten. Ne segmentin qe pershkon zonen e banuar dhe ku jane te vendosura bizneset u hapen gropa te medha, ndersa pjesa me e madhe e tyre u mbuluan nga uji.

Per pasoje u veshtirsua ndjeshem levizja e mjeteve dhe kembesoreve. Kjo solli nevojen e nje nderhyrjeje emergjente nga njesia administrative e shengjinit. Administratori i saj tonin uldedaj angazhoi punonjesit e sherbimeve dhe mjete per te mbyllur me cakull gropat e hapura ne menyre qe te lehtesonte levizjen. Kjo nderhyrje i paraprin mbarvajtjes deri ne fund te ketij sezoni veror.

Bizneset dhe banoret e zones thone se reagimi i shpejte i administratorit te shengjinit dhe kreut te bashkise se lezhes pavarsisht kohes se mbetur dhe mundesive financiare aktuale vetem sa i ndihmon ata dhe krejt kete bregdet.Ky aks eshte perdorur gjate veres nga pushuesit dhe vizitoret qe i drejtohen bregdetit te Kunes per te shmangur trafikun qe krijohej ne hyrje te Shengjinit. Ajo vazhdon te mbetet nje shqetesim, per te cilin administratori i shengjinit thote se do te marre zgjidhje dhe se veren e ardhshme ajo jo vetem qe nuk do te jete me nje problem, por do ti jape frymemarrje kesaj zone.

Lexoni dhe kete

USHQIME TË SKADUARA DHE TË PASIGURTA PËR KONSUM, AKU ASGJËSON RRETH 24 TON PRODUKTE

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit 330 inspektime dhe …