Saturday , 14 December 2019

NDERHYRJE NE INFRASTRUKTURE NE LEZHE

Sezoni turistik në Lezhë po shoqërohet sërish me ndërhyrje infrastrukturore në qytet. Vonesat në vendosjen e sistemit elektrik nëntoksore ka bërë që investimi të shtyhej në këtë periudhe të nxehte dhe me fluks të lart në qarkullim. Banoret e Lezhës thonë se këto nderhyrje janë mëse të pritshme por vazhdimisht shohin hapje dhe mbyllje pa fund kanalesh që ka krijuar këtë situate.

Sa i përket investimeve në qytetin e Lezhës, zedhenësi i bashkise Altin Mema ka sqaruar se ndërhyrje të tilla janë mëse të nevojshme për të patur lëvizje normale të mjeteve dhe këmbësoreve duke shtuar se ritmet e këtyre punimeve do të jenë shumë të larta në mënyre që të evitohet sa me shumë trafiku.

Aktualisht janë 8 projekte infrastrukturore që po realizohen në qytetin e Lezhës dhe kanë të bëjnë me përmirsimin e lëvizjes, ndërsa u jep zgjidhje edhe disa problemeve me përmbytjet në zona të caktuara.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

2 pika kanë qenë në rend dite në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Shkodër. …