Breaking News

NDERHYRJET E UJESJELLES-KANALIZIME SHKODER

800 familje në fshatin Hot i Ri të Njësisë Admnistrative Rrethina në Bashkinë e Shkodrës po furnizohen me ujë të pijshëm. Kjo është bërë e mundur falë ndërhyrjes së Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, e cila ka rinovuar totalisht rrjetin, por edhe ka shkëputur mbi 30 lidhje të jashtëligjshme. Nga 10 – 40 minuta ujë në ditë, tashme këta banorë furnizohen mbi 4 orë. Nga ana tjetër, shtrirja e rrjetit të ri të ujit të pijshëm, është shoqëruar edhe me vendosjen e matësve të ujit, ku deri tani janë instaluar më shumë se 150. Procesi vazhdon në këtë njësi administrative, për tu shtrirë më pas në 5 fshatra të tjerë. UKSH ka ndërmarrë edhe pastrimin e pus- shpimeve në zonën e kaptazhit në Dobraç.

Kjo është hera e parë që realizohet një proçes i tillë, i cili synon të rrisë jo vetëm cilësinë e ujit për qytetarët por edhe sasinë e tij. Me kalimin e viteve pus- shpimet akumulojnë nga nëntoka dhe ndërhyrja që po realizohet ishte e nevojshme.

Lexoni dhe kete

GJAKMARRJA, 50 TE VRARE DHE 130 TE PLAGOSUR NE 2018

Organizata “Operazione Colomba” organizoi këtë të premte aktivitetin e radhës ndërgjegjësues në luftën kundër gjakmarrjes …